Bislim Zogaj i del krah Azem Sylës (VIDEO)

Lajme

Bislim Zogaj i del krah Azem Sylës (VIDEO)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:15

Seanca nisi të enjten e vazhdoi edhe të premten, por në sallën e Kuvendit të Kosovës nuk u pa Azem Syla.

Mirëpo, është një koleg i tij, ai që u kujdes që Syla megjithatë të jetë temë në parlament.

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj kritikoi qasjen e policisë ndaj bashkëpartiakut.

Duke e cilësuar si njeri që e jep jetën për vendin, Zogaj tha se Syla do të dalë i pastër nga akuzat që po i bëhen.

Bile Zogaj i akuzoi edhe mediat për titujt e tyre.

Një ditë më parë, deputeti Azem Syla ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale. E tek më pas u kthye në vend dhe u paraqit në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat