​Veseli: Dorëheqja e Sylës nga mandati i deputet për t’u përshëndetur

Lajme

​Veseli: Dorëheqja e Sylës nga mandati i deputet për t’u përshëndetur

Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur veprimin e deputetit të deritanishëm të PDK-së, Azem Syla për dorëheqje nga mandati i deputet pas dyshimeve që organet e drejtësisë kanë ngritur ndaj tij për krim të organizuar, shpërlarje parash, falsifikim etj.

“Përshëndes dhe përgëzoj deputetin e Kuvendit të Republikë Kosovës, z. Azem Syla, për aktin fisnik të dhënies së dorëheqjes prej mandatit të deputetit për t'i hapur plotësisht rrugën organeve të drejtësisë në procesin e zbardhjes dhe trajtimit të çështjes së hapur ndaj tij”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sipas tij, me këtë veprim ai po vendos një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata që gjenden në rrethana të ngjashme.

“Prandaj, unë inkurajoj të tjerët aktorë politikë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, që gjenden para akuzave apo kanë çështje të tilla të hapura me drejtësinë, që të ndjekin rrugën e njëjtë dhe të tërhiqen nga detyrat e rëndësishme që kanë në mënyrë që ta lënë drejtësinë sa më të lirë në përmbushjen e detyrës së vet”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat