​Ambasadat e Kosovës nesër presin zyrtarë shtetesh

Lajme

​Ambasadat e Kosovës nesër presin zyrtarë shtetesh

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 21:32

​Për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, nesër në të gjitha Ambasadat e Republikës së Kosovës, organizojnë pritje për korin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse.

Ceremonitë do të mbahen në orë tëndryshme. Po për festën e pavarësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbajë ceremoninë e dhënies së çmimeve letrare, duke filluar nga ora 10:00. Pastaj, Ministria e Punës dhe e Mërqeniës Sociale, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane të Kosovës dhe Odën Gjermano Kosovare, organizojnë panairin e punës nësallën e kuqe, duke filluar nga ora 11:00.

Kurse, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të dekorojë me medalje personalitet e shquara, duke filluar nga ora 13:00.

Festa e pavarësisë, vazhdon nesër me turneun tradicional në Futsal, të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, që do të mbahet në Pallatin e Rinis dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Ndërsa, në orën 20:00 do të jepet shfaqja mysafire “Zemra e Huaj”, nga Teatri i Sarajevës me regji tëDinoMustafiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat