Valdete Bajrami: Me 17 shkurt nuk ka festë ka protestë

Lajme

Valdete Bajrami: Me 17 shkurt nuk ka festë ka protestë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 20:48

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismas, Valdete Bajrami ka shkruar në rrjetin social Facebook, nga Prizreni, atje ku sot janë takuar me strukturat e rinisë opozitare në këtë qytet.

Sipas saj mesazhi i të rinjve të Prizrenit ishte se ata duan që t’i heqin nga pushteti ata të cilët po e shkatërrojnë të ardhmen e tyre.

Ky është postimi i plotë i Bajramit:

“Sot në takimin me strukturat e rinisë opozitare në Prizren, nga këtu rinia pati një mesazhë për ata të cilët po e shkatërrojnë të ardhmen e tyre, se me 17 shkurt do të jenë në sheshet e Prishtinës për të vetmin qëllim për të protestuat me kërkesat se duan një të ardhme të ndritshme, dhe kjo me këtë qeveri jolegjitime nuk është e mundur, prandaj me 17 shkurt nuk ka festë ka protestë.

Shihemi me 17 shkurt në Prishtinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat