Kur Presidenti mund të shkoj në burg!

Lajme

Kur Presidenti mund të shkoj në burg!

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:00

Qarqe të caktuara qëllimisht po e trazojnë Kosovën drejt një situate gati paradoksale për funksionimin e shtetit, duke lejuar së pari që Hashim Thaçi të zgjidhet President, e pastaj që Presidenti i ri të bëhet cak i Gjykatës Speciale.

Ka dyshim se në një skenar të tillë, Republika e Kosovës si shtet do të pësoj goditjen më të fuqishme në traditën politike të saj. Tani mungon figura kyçe e stabilitetit, e cila në rastin e Haradinajt me Hagën u shfaq si garancë e shtetit.

Pjekuria e atëhershme e Presidentit Rugova, e relativizoj situatën dhe nuk la hapësirë për destabilizimin e Kosovës, me ç’rast edhe nga vetë Haradinaj u kërkua që ai paraprakisht të jap dorëheqje dhe të mos shkoj në Hagë si Kryeministër.

Në sistemet e ndryshme politike qoftë ato parlamentare apo presidenciale kur bëhet fjalë për shtete me rregullim republikan, zgjedhja e Presidentit në asnjë mënyrë nuk është diçka formale dhe ceremoniale. Këtu nuk luan shumë rol nëse parashihet që Presidenti të ketë kompetenca ekzekutive apo edhe thjesht si një institucion pa kompetenca ekzekutive, por që gjithsesi mbetet në cilësinë e kreut të shtetit./BS

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat