Nis procesi i ndarjes së mbeturinave në shkollat e Prishtinës

Lajme

Nis procesi i ndarjes së mbeturinave në shkollat e Prishtinës

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 07:13

Sot në shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë , Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës znj. Arberie Nagavci do të bëjë inagurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në të gjitha shkollat nëntë vjecare në komunën e Prishtinës.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Prishtinës do të pajisë të gjitha klasat me kanta adeguate për ndarje të mbeturinave, duke mundësuar zhvillimin e një procesi të mirefilltë për riciklim.

Gjatë këtij aktiviteti do të zhvillohet edhe një demonstrim për nxënësat e shkollës mbi mënyrën e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në hapësirat shkollore.

Në kuadër të projektit “Prishtina Riciklon”, i cili përkrahet nga Komuna e Prishtinës,respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale pranë GIZ-german, dhe implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) synohet reduktimi, ndarja për riciklim të mbeturinave, me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që shkojnë në deponi si edhe rritjen e përfitimit ekonomik përmes riciklimit te tyre në kuadër të fondit Ecofriend; duke i kthyer ato në vlerë dhe në dobi qytetare; për zhvillimin e aktiviteteve të gjelbërta me qëllim vetëdijesimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat