​Haradinaj:Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejtë

Lajme

​Haradinaj:Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejtë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 22:04

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, politikani i vetëm nga opozita e bashkuar që iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidentes për takim, Ramush Haradinaj konsideron se mos-shkuarja në takim nënkupton izolim të kauzës së opozitës. “Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejtë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, kauza e opozitës duhet të depërtojë çdo kund, përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërsa reagimet që dolën lidhur me vendimin e tij për të shkuar në takim me presidenten dhe krerët e tjerë të partive politike në vend, Haradinaj i quajti të ngutshme ose me agjendë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt, i lëshuar sot në rrjetin e tij social Facebook.

“Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejt

I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.

Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojê ne zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza.

Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhet me vot ë të drejtpërdrejtë nga populli.

Do t'i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa.

Vlerësoj se vetizolimi i udhëheqësve opozitarë nënkupton izolim të kauzës së drejtë të opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me ketë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë.

Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të shtetit!

RH”, ka shkruar Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat