Nuk ka cep të Kosovës pa lapidarë, përmendore, shtatore, varreza e komplekse memoriale që deshmojnë jo vetëm robninë e thellë të këtyne trojeve, por edhe luftën e përjetshme të kosovarëve për liri.
Ajo që në histori ka hy si Beteja e Kosovës, e 28 Qershorit 1389, padyshim që nuk mundet me qenë e para luftë për liri, përderisa rrënojat e Ulpianës deshmojnë nji civilizim mija vjet ma të hershëm.
E derisa të ranët përgjatë historisë janë pa numër, deri në ditët tona kanë mbrri emnat e vetëm pak prej tyne, apo ma saktë, vetëm të atyne që e banë historinë.
Këta janë herojtë e Kosovës.
Hero i Kosovës asht titulli ma i naltë që shteti jonë 8-vjeçar jep përmes institucionit të Presidentit.
Që prej dekretit të Presidentit Ibrahim Rugova, të 10 Qershorit 2003 për shpalljen Abdyl Frashërit, themeluesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si Heroi i parë Kosovës, e deri tash, Kosova i ka zyrtarisht 85 heroj.
Abdyl Frashëri, sikurse Sulejman Vokshi, Isa Boletini, Bajram Curri e Shote Galica janë gjithashtu edhe Heroj të Popullit në Shqipni.
Nga Lidhja e Prizrenit deri mbas Shpalljes së Pamvarsisë së Shqipnisë, lëvizja kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, si dhe lufta e fundit e viteve ’90’t janë tri periudhat historike që ma së shumti janë vlerësue me tituj.
Kështu, përveç Hasan Prishtinës e Azem Galicës, heroj të Kosovës janë edhe Shaban Polluzha e Jusuf Gërvalla, sikurse Sali Çeku, Fehmi Agani e Zahir Pajaziti. E padyshim Adem Jashari.
I shpallun vetë hero 1 vit mbas vdekjes, Ibrahim Rugova ishte presidenti që dha ma s’paku tituj Hero i Kosovës – vetëm 10, e ma së shumti Atifete Jahjaga, me 38. Mbrenda pak ditëve të Presidencës së tij, Behgjet Pacolli nuk dha asnji titull, ndërsa Fatmir Sejdiu dekretoi 22 heroj të Kosovës.
E Jakup Krasniqi e ka ushtrue edhe këtë detyrë të Presidentit, tue dhanë 10 tituj të heroit të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Adem Demaçin
E nëse për herojtë numri 85 asht i saktë, për 2500 dëshmorët e Kosovës – shumica prej luftës së fundit – Xhavit Jashari ka dyshime se janë ma shumë.
Jashari thotë se në mesin e atyne që kanë dhanë jetën për Kosovën ka edhe të huej.
Me kujdesin që mos veçue asnjanin prej atyne që ranë për vendin tonë, ai përmend disa prej tyne
Kryetari i Familjeve të Deshmorëve ua kujton udhëheqësve të institucioneve se falë dëshmorëve po i gëzojnë karrikat e pushtetit.
Në këtë vend të shtypun ndër shekuj, vështirë me besue se ky asht numri i saktë i dëshmorëve.
Por ajo çka mbetet me urue asht që 22-vjeçari Enver Zymberi, që u vra me 26 Korrik 2011, me qenë heroi i fundit që bjen për Kosovën.