Flet zëdhënësi i Ushtrisë së Lirë Siriane: Po dështojmë, të gjithë janë kundër nesh, sidomos rusët! (Video)

Lajme

Flet zëdhënësi i Ushtrisë së Lirë Siriane: Po dështojmë, të gjithë janë kundër nesh, sidomos rusët! (Video)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:22

Ushtria siriane ka siguruar një fitore të madhe të mërkurën, ndërsa Rusia ka premtuar të vazhdojë fushatën ajrore në mbështetje të forcave të regjimit të Bashar al-Assadit. Burime ushtarake nga Ushtria siriane thanë se trupat besnike të Assadit kanë ndërprerë rrugën e fundit të furnizimit të kryengritësve nga Aleppo deri te kufiri turk. Po ashtu, pas tri vitesh është ndërprerë rrethimi i fshatrave shiite Nubol dhe Zahra. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, kështu e ka përshkruar këtë luftë: "Situata në Siri ngjan me Ferrin në Tokë",
Si përgjigje ndaj humbjeve, fraksionet e afërta me Ushtrinë e Lirë Siriane kanë vendosur të bashkohen. Kështu u formua Këshilli i përbashkët ushtarak për Aleppon, qytetin kryesor të kryengritësve.

"Ky është hapi i parë i bashkimit të forcave", shkruan në Twitter zëdhënësi i Këshillit të ri, Mustafa Al-Halabi.

Mediat kroate kanë kontaktuar me këtë zëdhënës, i cili ka thënë: “Situata është shumë e vështirë, për shkak të bombardimeve intensive të Forcave Ajrore të Rusisë”.

Forcat kryengritëse në veri të Aleppos janë sulmuar nga të gjitha anët. Nga ana e jugut sulmojnë trupat e Assadit, nga lindja sulmon Shteti Islamik, ndërsa nga perëndimi sulmojnë kurdët.

“Siria veriore është dëshmitare e fluturimeve ditore nga të paktën gjashtë aeroplanë luftarakë rusë. Ata shkatërrojnë secilin që lufton kundër Assadit. Ata bombardojnë civilët”, thotë ai.

Rusët bënë që Ushtria e Sirisë, mbështetëse e Assadit, të merr qytetin Mayer të enjten, ndërsa të premten futen në Ritjan. E, rënia e Ritjanit dëshmon fuqizimin e diktatorit të Sirisë. Kjo ka bërë që të ndërpriten edhe bisedimet paqësore të iniciuara nga OKB, pas vrasjes së mbi 260 mijë personave.

Dështimet e këtyre bisedimeve shpërngulën shumë sirianë. Kështu, rreth 110 mijë refugjatë mësynë Turqinë.

"Numri i njerëzve të zhvendosur nga vendet në veri të Aleppos është mbi 70 mijë. Ata po ngrihen duke pritur të kalojnë kufirin me Turqinë”, thotë al-Halabi.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë ruse thotë se sulmet ajrore nuk do të ndalen derisa nuk shkatërrohen organizatat terroriste si ISIS dhe Fronti al-Nusra. Por, al-Halabi thotë se rusët po sulmojnë vetëm Ushtrinë e Lirë Sirian dhe askënd tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat