Austria propozon të dërgohen trupa ushtarake në Ballkan

Lajme

Austria propozon të dërgohen trupa ushtarake në Ballkan

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:49

​Ministrat e Jashtëm dhe ata të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së janë mbledhur sërisht në Amsterdam për të diskutuar rreth mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Europës si dhe ruajtjen e zonës “Schengen”. Në këtë takim kanë mbizotëruar qëndrimet kundër lejimit të kalimit të azil-kërkuesve, teksa shumë vende kanë propozuar bllokimin e tyre në Greqi ose në Maqedoni

Qeveria austriake ka propozuar dërgimin e trupave të armatosura në Ballkan. Ky qëndrim është përcjellë nga ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Hans Peter Doskozil, i cili tha se mbrojtja e kufijve është detyrë e ushtrisë. Sipas tij, në rast se nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme, atëherë alternativa e vetme që mbetet është ajo e vendosjes së misioneve ushtarake në Ballkan. Ai tha se kjo nismë nuk do të ndërmerret duke shkelur sovranitetin e shteteve ballkanike, por duke u ofruar atyre ndihmë në menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm hungarez, ka deklaruar se në rast se Greqia nuk do të jetë e aftë që të mbrojtë zonën Schengen dhe nuk do të pranojë ndërhyrje në këtë proces, atëherë vendet europiane duhet që të konsiderojnë që t’i bllokojnë emigrantët në Maqedoni dhe në Bullgari.

Por, nuk ka qënë e të njëjtit mendim, përfaqësuesja e lartë e BE-sà « për politikat e jashtëme, Federica Mogherini, e cila deklaroi se në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është bashkëpunimi.

Kur u pyet nga gazetarët se cfarë mendonte për mbylljen e kufinjve, ajo tha se nuk e shihte si zgjidhje të problemit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat