Pacolli: Vetëvendosje përqafoi idenë time, të rimëkëmbet Kosova A

Lajme

Pacolli: Vetëvendosje përqafoi idenë time, të rimëkëmbet Kosova A

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:01

Lideri i AKR’së, Behgjet Palcolli ka thënë se qeveria e Kosovës duhet te heq dorë nga mbyllja e Termocentralit Kosova A. Pacolli ka treguar se Kosova A duhet të trajtohet ndryshe, dhe duhet të rimëkëmbjes.

Pacolli në një status në Facebook ka thënë se idenë për të rimëkëmbur këtë Termocentral e ka pasur që nga viti 2006.
Ky është statusi i plotë i Pacollit në Facebook:

Qeveri, trajtojeni alternativën e rimëkëmbjes së gjeneratorëve të Kosova A!

Pacolli ka shumë pyetje për kryeministrin Mustafa
Që nga vitit 2006 unë insistoj që Kosova A nuk mund të anulohet nga harta ekzistuese e gjeneratorëve të energjisë si objekt. Sipas kalkulimeve të njohura, pjesa ndërtimore dhe e infrastrukturës përbën 35 deri 40% të kostos së një termocentrali të ndërtuar nga fillimi. E gjitha infrastruktura dhe fondamentet e gjeneratorëve të A (A1 deri A5), me një intervenim shumë të vogël janë të përdorshme dhe shërbejnë si bazë mbi të cilat do të instalohej teknologjia e re, gjegjësisht gjeneratorët e rinj, konform standarteve të kërkuara mjedisore. Po e shoh me vlerësim se Vetëvendosja në dy ose tre raste, edhe këto ditët e fundit, po flet në këtë linjë dhe unë i them se përqafimi i qëndrimit tim është i drejtë. Sipas vizionit tim, ne do të ndërtonim mbi këto fondamente katër agregatë për një total prej 680MGV për një kosto tërësore prej 850 milionë euro. Agregati i pestë ose Kosova A1 do të përdorej si gjenerues i rrymës elektrike për përdorime riprodhuese të katër agregatëve të tjerë dhe si gjenerues bukur i madh i ngrohjes për qytetin. Kostoja tërësore që do të kursehej (mbi 600 milionë euro )do të ishte argumenti i arsyeshëm që qeveria menjëherë të ndërronte programin e vet operues në këtë drejtim. Kjo është dhe një arsye të mos të pritet kot për një investim fantazëm prej mbi 1 miliardë e gjysmë euro në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat