Haradinaj nuk ka kufizim për marrjen e vizës amerikane

Lajme

Haradinaj nuk ka kufizim për marrjen e vizës amerikane

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:41

Lidhur me raportimin se kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i është vënë kufizim në marrjen e vizës për të udhëtuar në SHBA, zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, tha se kjo nuk është e vërtetë.

Madje, Nitaj tha se Haradinaj as që ka pasur ndërmend dhe nuk ka kërkuar të udhëtoj në SHBA kohëve të fundit.

“Është spekulim i pastër. Nuk ka asnjë gjë të vërtetë rreth kurrfarë vizite të zotit Haradinaj në SHBA. Haradinaj as nuk ka kërkuar vizë nga SHBA, e as nuk e ka pasur në plan ta vizitojë Amerikën kohëve të fundit”, tha Nitaj.

Ndërsa, njoftimet se Haradinaj ka kufizime për të udhëtuar në SHBA, Nitaj tha janë krijesa dhe sajesa të dy partive në pushtet.

“Këto dy parti e kanë nisur një fushatë të egër kundër zotit Haradinaj me qëllim që ta tërheqin dhe ta largojnë vëmendjen nga problemet e mëdha që i ka Qeveria në vend dhe me problemet e mëdha që kanë dalë me rastin e zgjedhjes së presidentit”, tha Nitaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat