Hapet biblioteka e Gjykatës së Apelit

Lajme

Hapet biblioteka e Gjykatës së Apelit

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 06:54

Gjyqi i Apelit, i përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të hap zyrtarisht dyert e bibliotekës së re dhe do të lansoj Buletinin e Praktikave Juridike sot në Pallatin e Drejtësisë, në Gjyqin e Apelit.

Biblioteka do t’i shërbej gjyqtarëve dhe të punësuarve të tjerë për aftësim të mëtutjeshëm si dhe ngritjen e njohurive të tyre profesionale. Buletini i Praktikave Juridike që do të lansohet me këtë rast, është mjet për prezentimin e praktikave më të mira dhe harmonizimin e tyre në tërë Kosovën.

Nikoqir të ngjarjes do të jenë zëvëndës kryetarja e Gjyqit të Apelit, Znj. Tonka Berisha dhe koordinatorja e Programit të UNDP-së, Znj. Valbona Bogujevci.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit që financohet bujarisht nga qeveria e Holandës. UNDP ka mobiluar bibliotekën, ka dhuruar më se 150 libra nga fusha përkatëse dhe pajisje të teknologjisë informative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat