Spahiu: Albini e as Vetëvendosja asnjeherë nuk janë distancuar nga Enver Hoxha si antishqiptar

Lajme

Spahiu: Albini e as Vetëvendosja asnjeherë nuk janë distancuar nga Enver Hoxha si antishqiptar

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:29

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se burgosja e Albin Kurtit vetëm se e forcon atë dhe ia shtron rrugën drejt pushtetit.

Por Spahiu në anën tjetër thotë që Kurti asnjëherë nuk ka për tu bërë i dashur për qytetarët.

“Parulla e tij “Bashkim me Shqipërinë” do të thotë pushtim i Shqipërisë nga ana e Kosovës duke ia përvetësuar Shqipërisë edhe simbolet e saj kombëtare. Pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s, kjo mund të ndodhë vetëm nëse shkatërrohet NATO”, ka shkruar Spahiu.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Me burgosjen e Albinit ka humbe pushteti, Albini me kete forcohet. Krejt kjo cka po ndodhe po ia shtron atij rrugen drejt pushtetit. Por Albini nuk ka per t’u bere ndonjehere i dashur per qytetaret. Albini e as Vetevendosja asnjehere nuk jane distancuar nga Enver Hoxha si antishqiptar. Me e shumta e kane cilesuar ate si komunist, por jo edhe si antishqiptar.

Parulla e tij “bashkim me Shqiperine” do te thote pushtim i Shqiperise nga ana e Kosoves duke ia pervetesuar Shqiperise edhe simbolet e saj kombetare. Pasi Shqiperia eshte anetare e NATOs, kjo mund te ndodhe vetem nese shkaterrohet NATO. Me e shumeta cfare mund te ndodhe eshte qe ai te vjen ne pushtet ne Kosove. Albini nuk do t’ia thyejdyert Isa Mustafes e Hashim Thacit, por do t’ua konfiskoje gjithe shtepite, zyrat e pasurite e tyre dhe do t’i ekzekutoje ata dhe shume te tjere”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat