Mediat gjermane: Marrëveshja mes Merkel dhe Erdoganit, fundi i Europës

Lajme

Mediat gjermane: Marrëveshja mes Merkel dhe Erdoganit, fundi i Europës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 11:36

Një dilemë mjaft e madhe ka vënë në mendime kancelaren Angela Merkel para takimit të sja me presidentin turk Rexhep Erdogan.

A duhet të bëjë ajo një marrëveshje me një vend që dyshohet se kryen trafik nafte me terroristët?

Liderët e BE-së pritet të takohen me presidentin turk sot për të diskutuar marrëveshjen prej disa miliardash për Ankaranë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Por mediat gjermane, kryesisht Spiegel, e shohin me skepticizëm një marrëveshje të tillë.

Ditët e fundit është përfolur shumë për lidhje të Turqisë me Shtetin Islamik dhe dyshohet se djali i Erdogan, Nexhmedin Bilal është i përfshirë direkt në tregtinë ilegale të naftës.

Gjithsesi Merkel është treguar e palëkundur: Ajo do të zgjidhë krizën e emigrantëve duke bërë marrëveshje me Turqinë, pavarësisht kostove.

Frika e BE-së është nëse ato para do të shkojnë realisht për të ndihmuar krizën e refugjatëve apo do të financojnë terrorizmin islamik.

Nëse Turqia nuk do të respektojë marrëveshjen atëherë do të ishte fundi i Bashkimit Europian, por edhe i kancelares Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat