​Ismaili: Veprimi i Policisë, diktatorial

Lajme

​Ismaili: Veprimi i Policisë, diktatorial

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismajli në një prononcim për mediat ka thënë se veprimi i sotshëm i Policisë së Kosovës në selinë e Vetëvendosjes është formë diktatoriale.

Sipas tij, Policia nuk ka pasur të drejtë të ndërhyjë në atë mënyrë për të arrestuar Albin Kurtin, ndaj të cilit është lëshuar një fletarrest për veprimet e tij gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, ku ka shpërndarë gaz lotsjellës disa herë.

“Veprimi i sotshëm i Policisë së Kosovës është diktaturë. Pavarësisht a iu kanë përgjigj a jo fletarresteve Policia nuk është dashur të ndërhyjë në këtë mënyrë. Është e drejtë e tyre me iu përgjigj ose jo”, ka thënë Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat