Njihuni me Rambon e vërtetë i cili lufton kundër ISIS-it – Rambo i Irakut. Abu Azrael – që në gjuhën shqipe do të thotë “Engjëlli i Vdekjes” – është lideri i një grupi të armatosur shiit, Brigada e Imam Alisë, një grup i cili lufton ISIS-in në Irak.
Sipas Vocativ, ai është bërë një figurë e shquar në rrjetet sociale në Irak, me shumë faqe në Facebook të cilat i dedikohen atij, duke postuar fotografi të tij me armë dhe madje duke abuzuar me ushtarët e ISIS.
Dhe sipas videos që do ta shihni më poshtë, ai është një bishë absolute.