Opozita u çon sms qytetarëve - i fton të marrin pjesë në protestë

Lajme

Opozita u çon sms qytetarëve - i fton të marrin pjesë në protestë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:59

Partitë opozitare po ftojnë qytetarët që të marrin pjesë në manifestimin e paralajmëruar për ditën e nesërme edhe me anë të sms’ve.

Qytetarët kanë publikuar në rrjetet sociale sms’të nëpërmjet të cilave, opozita u ka bërë thirrje që t’u bashkohen nesër në orën 14:00 në Prishtinë.

VV, AAK e NISAMA thonë se nesër do të ketë manifestim paqësor në mbrojtje të opozitës, ndërkohë është organizuar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës drejt Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat