Organizimi për manifestimin e nesërm fillon qysh sonte

Lajme

Organizimi për manifestimin e nesërm fillon qysh sonte

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:25

Organizimet për manifestimin e nesërm organizuar nga tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë filluar qysh sonte.

Bina nga ku do të fillojë manifestimi tashmë është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës.

Opozita e bashkuar, siç po e quajnë veten tri partitë në opozitë nesër kanë paralajmëruar një manifestim të quajtur “Manifestojmë për Republikën” me fillim në orën 14.

Manifestimi që mbahet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë organizohet kundër marrëveshjeve atë të Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit e kufirit me Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat