Der Spiegel: Rusia lufton me trupa tokësore në Siri

Lajme

Der Spiegel: Rusia lufton me trupa tokësore në Siri

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 19:17

Krahas artilerisë ajrore, Rusia po lufton në Siri edhe me trupa tokësore bile dy ushtarë rusë kanë rënë gjatë luftimeve.

“Edhe pse Kremlini ka mohuar luftimet tokësore të ushtarëve të saj në Siri, sipas informacioneve që disponon Der Spiegel, del e kundërta,” shkruan në magazinën më të lexuar gjermane.

Dy ushtarë elitarë rusë janë vrarë deri tani në Rusi, përkundër mohimeve të vazhdueshme nga mediat ruse. Ata ishin pjesë të sherbimit sekret rus, por edhe të brigadës 22.

“Deri tani nga artileria tokësore luftojnë sëpaku 120 ushtarë rusë,” thuhet më tej në artikullin e Der Spiegel. “Ata mbështeten kryesisht nga helikopterë, tanke të tipit Msta-B dhe aeroplanë rus.”

Edhe SHBA-të, sipas disa informacionve të kurdëve (Peshmerga), po luftojnë nga toka me trupat e tyre speciale në Irak e Siri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat