​Ja si ka vendosur Rusia t’i përgjigjet Turqisë për bombarduesin e rrëzuar

Lajme

​Ja si ka vendosur Rusia t’i përgjigjet Turqisë për bombarduesin e rrëzuar

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:53

Rusia është duke përgatitur një pako të madhe sanksionesh ekonomike kundër Turqisë për shkak të rrëzimit të avionit rus në kufirin turko-sirian nga ana e ushtrisë turke.

Kryeministri rus, Dimitry Medvedev ka thënë se këto sanksione do të përgatiten brenda pak ditësh, po ashtu mund të ndikojë edhe në planet e përbashkëta investive.

Ndërkohë, Turqia e ka refuzuar kërkesën e Rusisë për një kërkim falje për rrëzimin e këtij avioni, duke thënë se Turqia vetëm ka mbrojtur integritetin e saj ajror.

Sipas liderëve rusë, Rusia ka cenuar hapësirën ajrore të Turqisë, akuza të cilat i mohon Rusia.

Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar në Moskë, Mededev ka thënë se “Qeveria ka marrë urdhër për ta ndërtuar një sistem përgjigjeje ndaj këtij akti të agresionit në sferën ekonomike dhe humane.”

Ai ka thënë se fokus do të jetë nisja e aplikimit të ndalesave dhe limitimeve në interesat ekonomike të Turqisë në Siri, si dhe limitimin me furnizim të produkteve, përfshirë ushqimin.

Po ashtu, sipas Medvedev it, turizmi, transporti, tregtia, tregu i punës, doganat si dhe “kontaktet humane” do të jenë të prekura nga këto sanksione.

“Rregulla të njëjta do të aplikohen në një varg të gjatë të projekteve investive. Bashkëpunimi mbi këto tema me Turqinë ka qenë i vendosur nga një nivel i lartë i besimit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat