Ndërpriten gërmimet në Rudnicë të Serbisë, vazhdojnë të hënën

Lajme

Ndërpriten gërmimet në Rudnicë të Serbisë, vazhdojnë të hënën

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:26

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve janë ndërprerë gërmimet në Kizhevak-Rudnicë të Serbisë.

Ai njoftoi po ashtu se gërmimet do të vazhdojnë të hënën.

“...Ekipi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore kthehet sot gjate ditës... Gjatë këtyre 10 ditëve janë larguar me mijëra kubik gurë me dy ekskavatorë, si dhe është në përfundim e sipër edhe etazha e dytë e planifikuar. Reshjet e pandërprera dhe terreni i vështirë malor rrëzë Kopaonikut e bënë të veten”, shkruan Gërxhaliu në Facebook.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat