​ISIS: Rusia do të dalë humbëse

Lajme

​ISIS: Rusia do të dalë humbëse

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 21:51

ISIS ka porositur se Rusia do të pësojë humbje, pasi që Moska zyrtare muajin e kaluar ka filluar sulmet ajrore kundër xhihadistëve në Siri.

“Rusia do të jetë humbëse”, ka thënë zëdhënësi i ISIS-it Abu Mohamed el Adnani në një audio xhirim që është publikuar në një ueb që e shfrytëzojnë xhihadistët.

Adnani ka ftuar të gjithë myslimanët që të bëjnë xhihad kundër rusëve dhe amerikanëve, transmeton agjencia franceze AFP.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë Igor Konashenkov gjatë ditës ka thënë se forcat ajrore ruse kanë shkatërruar municion dhe pajisje ushtarake të ISIS-it.

Ai ka thënë se në 24 orët e fundit janë kryer 88 sulme në 86 caqe të organizatës terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat