Gjuriq: Kushti i ri gjerman, njohja (in)direkte e Kosovës

Lajme

Gjuriq: Kushti i ri gjerman, njohja (in)direkte e Kosovës

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 21:07

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sonte se ekziston një amendament i ri në propozim platformën për kapitullin 35 me të cilin vështirëson dukshëm kushtet për eurointegrimin e Serbisë dhe po bëhet presion që Serbia të shtyhet në pranimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të direkte ose indirekte.
“Kryeministri Aleksandar Vuçiq po mendon shumë seriozisht për atë se në çfarë mënyre t’i qaset procesit të ardhshëm të dialogut, jetës politike në vend, por ndoshta edhe vet qeverisë”, ka thënë Gjuriq për RTS.
Gjuriq ka thënë se me amendament po i bëhet presion shtesë Serbisë në tentim që Serbia të shtyhet që drejtpërdrejt apo tërthorazi ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kryeministri, si dhe e tërë qeveria, në ditët në vazhdim shumë intensivisht do të mendoj se çfarë të bëjë tutje.
Propozuese e këtij amendamenti është Gjermania, kurse e mbështesin edhe Britania e Madhe dhe Kroacia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat