​Davutoglu: Xhihadistët, kurdët ose majtistët e kanë kryer sulmin

Lajme

​Davutoglu: Xhihadistët, kurdët ose majtistët e kanë kryer sulmin

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:01

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu dyshon se tri organizata mund të jenë përgjegjëse për sulmin në Ankara ku kanë humbur jetën 86 njerëz.

Kryeministri turk ka thënë se përgjegjës për sulmin mund të jenë ISIS, militantët nga Partia e Kurdëve ose organizata majtiste Fronti Çlirimtar Popullor, edhe pse deri më tani ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

“Ky sulm nuk ka qenë vetëm kundër një grupi të qytetarëve që kanë qenë të pranishëm në tubim ose kundër një partie politike, [pr kundër popullit turk në tërësi, derisa po përgatitemi për zgjedhje(1 nëntor) ky sulm ka qenë i drejtuar drejt demokracisë dhe lirisë”, ka thënë ai duke shtuar se të gjithë duhet të jenë solidarë ndaj njëri tjetrit.

Davutoglu ka thënë se kundër atyre që kanë kryer këtë “masakër” dot ë merren të gjitha masat duke i quajtur aktorët e këtij krimi si “armiq të njerëzimit”.

“Terroristi është terrorist. Kushdo ta ketë kryer këtë akt terrorist ka kryer krim kundër njerëzimit”, ka thënë Davutog lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat