“Ambasadori shqiptar bëri një gafë të rëndë”

Lajme

“Ambasadori shqiptar bëri një gafë të rëndë”

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:18

Serbët vazhdojnë të insistojnë se ambasadori ynë në Beograd ka bërë një gafë të rëndë.

Ish-diplomati serb, Sreçko Xhukiç, thotë se vendimi i Ilir Boçkës për të mos shkuar tek Ministria e Jashtme serbe për të marrë notën e protestës, është një gafë e rëndë diplomatike.

Duke folur për B92, ai tha: “Ambasadori duhej të shkonte, pavarësisht nëse i është thënë përse duhej të shkonte. Kur një ambasador dërgon letrat kredenciale tek kreu i shtetit, aty thuhet se ai ëshërben si një kanal i sigurt komunikimi”.

Ambasdori shqiptar refuzoi të marrë një notë proteste nga Serbia. Këta të fundit po ankoheshin pasi u qëllua me gur autobusi i kombëtares serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat