Kuvendi nuk është kotec pulash

Lajme

Kuvendi nuk është kotec pulash

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:54

Publicisti Rexhep Shahu, jep mendimin e tij, lidhur me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se, vezët duhet të hedhen në rrugë por jo në Kuvendin e Kosovës, sepse sipas tij, Kuvendi nuk është kotec pulash.
“Firmat qe po mbledh vetëvendosja shpejt do te zevendesojne votimin e rregullt me kuti votimi e vote per ta hedhe ne kuti. Jo. Nuk do te kete me nevoje per infrastrukture zgjedhore me kutia e flete votimi, me komisione e komisionere, me vezhgues etj etj. Jo, mjafton te firmosësh sic po firmosin kete ta VV dhe u nderrua pushteti tak fap. Kush ka kohe me prite zgjedhjet? Veze e firma ne rruge dhe rrafsh per toke qeverite njera pas tjetres. Ani, hallall veze e gure e cfare te duash ne rruge, por jo veze ne sallen e kuvendit se nuk eshte kuvendi kotec pulash”, ka shkruar Shahu./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat