Shpërthen djali i Xhemshit Krasniqit: Mallkuar qoftë dita kur erdhët në pushtet (Foto)

Lajme

Shpërthen djali i Xhemshit Krasniqit: Mallkuar qoftë dita kur erdhët në pushtet (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 00:29

Djali i ish- ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshit Krasniqit ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë së vendit. Madje, ai ka mallkuar ardhjen e tyre në pushtet.

Djali i Krasniqit, i cili shkrimin e tij e ka postuar në profilin e babit të tij në Facebook, të arrestuar sot nga EULEX-i, nën dyshimin për krime lufte thekson se “sot qenka dita më e zezë për në”. “Mallkuar qoftë kjo qeveri”, ka shkruar ai.

"Sot qenka dita me e zez per ne .. Mallkuar qoft kjo qeveri … Mallkuar qoft dita kur erdhet në pushtet e them nga shpirti dhe zemra .. Po ti o shtet i qelbur pse s’përmbush pergjegjesit e tua ndaj luftetareve qe fut burgjeve qdo dit te pafajshem …

E them me sinqeritetin me te madh e me zemer te paster jemi faqebardh me ty Babi vepra dhe sakrifica jote peshon rend , aq rënd sa ato malet e Kosovës në të cilat të shkoj jeta , ti nuk akuzohesh per korrupsion ( vjedhje ndaj shtetit ) por akuzohesh per kohen e luftes per deshiren e bashkimit dhe qlirimit te Kombit Shqiptar te cilen sot ne e gezojm fal teje UQK-së dhe gjakut të Dëshmorve , Pafajsia jote nje dit do te deshmohet heret apo von , tradhëtarët qenkan ende gjall të tradhetuan por ti nuk dorëzohesh siq nuk je dorëzuar asnjëher deri më tani ti do të jesh Fitimtar përsëri …

Gjithmon do ta kujtoj kete thenie tende babi : ” Edhe dhjetë jetë po ti kisha të njëjtën gjë do ta bëja , do të luftoja për liri ”

Ti je shpresa ime Idhulli im pa ty jemi asxhë

Si qdo her mos u dorzo përball të ligëve .." (sic.) ka shkruar djali i Xhemshit Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat