Erdogan: Le të na tregojë Irani dhe Rusia sa refugjatë sirianë kanë strehuar?!

Lajme

Erdogan: Le të na tregojë Irani dhe Rusia sa refugjatë sirianë kanë strehuar?!

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:45

Përpara vizitës dy ditore të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Bruksel ku do takohet me diplomatët më të lartë europian, ai është ndalë për të dhënë një konferencë për shtyp para aeroportit.

Ai akuzoi Rusinë për bombardimet ajrore në Siri dhe tha se politika e saj është e gabueshme dhe e pa akceptueshme.

“Rusia po bën gabim trashanik dhe mund ta izolohet me veprimet e saj. Hapat e Rusisë në Siri janë tërësisht të papranueshme,” tha Erdogani.

Ai më pas u ndal te Irani që sipas tij në vend të ndihmojnë popullin sirian, po keqtrajtojnë atë duke mbështetur diktatorin Assad.

“Çuditem me të vërtetë kur shikoj numrin e paktë të refugjatëve sirianë në Iran dhe Rusi dhe 200.000 sirianë në BE dhe 2 milion në Turqi. Atëherë çfarë politike dhe morali na tregojnë Irani dhe Rusia?”, pyeti retorikisht ai.

Rusia së fundi ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri, ndërsa Irani mbështet fuqishëm diktatorin Assad për shkak të besimit të njejtë shiit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat