Sinodi i familjes: Prifti katolik tregon se është homoseksual

Lajme

Sinodi i familjes: Prifti katolik tregon se është homoseksual

Nga: Fitim Dika Më: 4 tetor 2015 Në ora: 01:43

Një ditë para fillimit të Sinodit të Ipeshkevinjëve me Papa Franceskun, me temë: “ Thirrja dhe misioni i familjes në Kishë dhe në botën bashkëkohore” që do zgjasë deri në 25 Tetor, ka ardhur si bombë për botën katolike pasi teologu polak, Krzysztof Charasma ka treguar se është homoseksual dhe ka prezantuar partnerin e tij Eduard. Menjëherë ka reaguar me ashpërsi Vatikani duke kërkuar shkarkimin nga papërgjegjshmëria e tij.
“Unë dua t’ia bëj publike Kishës dhe shoqërisë time, çfarë në realitet jam unë: një prift homoseksual, me fat dhe krenar për identitetin tim,” tha ai për gazetën Corriere della Sera.
Ai më pas ka shtuar se Kisha Katolike duhet ta dijë se familja homoseksuale është një familje e dashurisë dhe nuk dallon nga familjet normale. Prifti Charasma, jeton 17 vjet në Romë si sekretar asistent për Komisionin Ndërkombëtar të Vatikanit. Ai ka dhënë lëndën e teologjisë për Universitetin Papnor të Gregorianës. Duket se e ardhmja e tij ka përfunduar në Vatikan, por me siguri do priten edhe vendimet e sinodit, ku mbase do ketë ndryshime në kursin e homoseksualëve nga Vatikani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat