Adoleshenti vrau veten aksidentalisht: Me armë në dorë, nuk bëhet “selfie”!

Lajme

Adoleshenti vrau veten aksidentalisht: Me armë në dorë, nuk bëhet “selfie”!

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:28

Deshi të bënte “selfie” me telefonin në njërën anë dhe revolen e mbushur në anën tjetër - në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij, në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Në momentin e shkrepjes së fotografisë, Deleon Alsonso Smith e tërhoqi edhe këmbëzën e revoles.

Kjo ishte me fatalitet për 19-vjeçarin, sepse një plumb i vetëm i depërtoi në tru dhe e la të vdekur në vend.

NBC raporton se i riu - që ka lënë dy fëmijë dhe gruan e re - sapo ishte regjistruar në një kolegj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat