Cili ishte motivi që e frymëzoi Thaçin të këndonte himnin e Serbisë së madhe

Lajme

Cili ishte motivi që e frymëzoi Thaçin të këndonte himnin e Serbisë së madhe

Nga: Arben Sylejmani Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:40

cili mund të ishte motivi i Hashim Thaçit kur këndoi këngën e urryer serbe në vitin 2000?! Në kohën, që vazhdonte të mburrej ai dhe partia e tij se e kishin çliruar Kosovën, dhe jo vetëm fitonin vota, por edhe përdornin çdo metodë për ta mundur në zgjedhje presidentin Rugova dhe partinë e tij, ai kishte treguar një karakter nënshtrues të plotë ndaj serbëve. Ndoshta që vetëm ta fitonte simpatinë e tyre apo edhe të tregonte se sa mund të ishte lojal ndaj të huajve.

Heshtja e Thaçit dhe PDK-së

Por, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi vazhdon të heshtë përballë deklaratave publike të ish deputetes serbe, Rada Trajkoçiq, e cila thotë se ai në vitin 2000, në një vizitë në Departamentin e Shtetit Amerikan ka kënduar këngën nacionaliste serbe “Ko to ... (Kush thotë e kush gënjen se Serbia është e vogël).”
Ish deputetja serbe Trajkoviq, në një intervistë për gazetën “Blic”, në Beograd ka ripërsëritur se lideri, Hashim Thaçi e ka kënduar këtë këngë nacionaliste serbe, por ajo ka mohuar se ai ka qenë i dehur.
Por të gjithë pajtohen se Thaçi nuk duhet të heshtë përballë këtyre deklaratave.
Ish luftëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, edhe pse shprehet kritik ndaj deklaratave serbe, ai thotë se nuk befasohet aspak kur përmendet emri i Hashim Thaçit.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat