Serbet e Medvegjës mobilizohen për ta marrë pushtetin me zor ne zgjedhjet e 13 shtatorit

Lajme

Serbet e Medvegjës mobilizohen për ta marrë pushtetin me zor ne zgjedhjet e 13 shtatorit

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 00:12

Nuk kane mbetur as dhjete ditë qe na ndajnë nga zgjedhjet e përkohshme per pushtetin lokale ne Medvegjë.

Duket se serbeve nuk ju del dita, te cilët edhe natën po e shfrytëzojnë për te bere fushate për ta fituar pushtetin, për t ‘mos e lenë Medvegjën ne dore të shqiptarëve etnik ne këtë komunë. Ky mobilizim i serbëve vërehet sidomos pas raportimeve për unitet te faktorit shqiptare ne këto zgjedhje.
Palët rikujtojnë se autoriteti i përkohshëm, mosrespektimi aktgjykimin të Gjykatës Administrative, i emëruar nga komisionin zgjedhor i saj, ka qëllime te qarta qe ta marrin pushtetin lokal me çdo kusht.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve «Presheva Jonë» ne Medevegjë ka mësuar se serbet e partisë se Vucicit dhe Dacicit (SNS dhe SPS ) janë aktivizuar dhe po bëjnë fushate edhe natën kapixhikom-kampinxhik. Partizanet e këtyre dy partive te veshur me bluza me mbishkrime SNS dhe SPS kontaktojnë qytetarë e fshatare, duke shantazhuar e kushtëzuar me vende pune, që të votojnë për ta duke ju kërkuar informacione personale.
Partia Social Demokratike (SDS), sot theksoi se ka nisur ne Medvegje nje fushatën e pandershme dhe plot maliverzime për zgjedhjet e parakohshme në Medvegjë dhe njoftoi se Partia Progresive Serbe (SNS) i parë mori emërimin e qeverisë komunale të organeve të përkohshme, ashtu si edhe Qeveria e Serbisë, edhe pse ata kishin vetëm tetë për qind të votave në Zgjedhjet 2012.

Sidoqoftë, me 13 shtator për zgjedhjet e parakohshme lokale për 35 këshilltarë do te garojnë pese lista, dy shqiptarë dhe tre serbe. Lista e votuesve është regjistruar 10,453 votuesit do të mund të votojnë në 28 vendvotime, ka thënë në sekretari i Komisionit Zgjedhor Komunal Ivan Kostiq.

Ndryshe nga serbet e perqare ne Medvegje për momentin duket se shqiptaret jane unik dhe kane filluar një fushate korrekte me mesazhe qe edhe shqiptaret nga Kosova e Maqedonia, d.m.th. qytetare te Medvegjes te votojnë liderët shqiptar me 13 shtator. Këto ftesa ju janë bere edhe diasporës shqiptarë kush mundet te votojnë ne vendlindjen e tyre.

PVD udhëhiqet nga deputeti republikan Riza Halimi dhe UDSH Rahmi Zulfiu dhe qendra partiake të të dyja partive politike, e cila bashkon shqiptarët lokale në Medvegjë. Leme Xhema shihet nëpër postierë politikë, është ky nja emër i njohur, por i ri që i jep freski zgjedhjeve të këtij qyteti shqiptar ne Serbi. Ajo është kandidate potenciale bashke me dy koleget e Florim Sahiti-PVD-së dhe Rexhep Abazi-UDSH-së.

Veç numrin 13 kësaj fitore te shqiptarëve ne Medvegje mund t’i prijnë fakti se serbet kane konkurrent kandidatë dhe personalitete goxha të forta shqiptare, ku pos garimit të Nagip Arifit (PD) i besohet edhe logos së PVD-së dhe UDSH-së ku shkruan: TE BASHKUAR ME TE FORTË !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat