Dronët vrasës: Operacioni sekret i Pentagonit kundër ISIS-it

Lajme

Dronët vrasës: Operacioni sekret i Pentagonit kundër ISIS-it

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 23:36

Për të ndjekur dhe vrarë anëtarët liderë të ISIS-it në Siri, SHBA-të kanë nisur një operacion të fshehtë, i cili përfshinë dronët e drejtuar nga CIA dhe forcat speciale amerikane.

Gazeta prestigjioze “Washington Post”, tha se kjo fushatë po kryhet në fshehtësi kundër ISIS-it, për shkak të shqetësimeve se pas 2.500 goditjeve ajrore, nuk ishin në gjendje të shtypnin pozicionet e terroristëve.

Nga misioni i ri i kryer tashmë nga sulmet ajrore, u vra hackeri kryesor i ISIS-it, Junaid Huseini, 21 vjeçar nga Britania e Madhe.

Edhe pse besohet se Huseini nuk mori pjesë në luftime, “Washington Post”, raportoi se “edhe militantët që marrin pjesë në veprimet e medieve të shtetit islamik, konsiderohen si caqe të ushtrisë amerikane.”

Lajmet e fundit nga Siria, thonë se xhihadistët janë duke humbur pozicione të lakmueshme dhe strategjike, kurse forcat e reaksionit po shpërthejnë “barrikadat”-qytete ku janë vendosur xhihadistët e ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat