Kur Edita Tahiri ballafaqohej me milicinë serbe (Video)

Lajme

Kur Edita Tahiri ballafaqohej me milicinë serbe (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:05

Në mars të vitit 1998, pas masakrave të para të paramilitarëve dhe milicëve serbë kundrejt shqiptarëve civil, nga Prishtina u nisë një marsh protestues.
Në ballë të marshit protestues ishte Edita Tahiri, sot Ministre e Dialogut, Edi Shukriu, arkeologe dhe veprimtare e çështjes kombëtare, Melihate Tërmkolli, aktiviste e LDK-së, dhe shumë gra tjera guximtare të kohës, që po ecnin nga Prishtina drejt rajonit të Drenicës me bukë në duar, simbolikë që drenicakët kanë nevojë për bukë dhe asistencë medicinave, shihet në videon e publikuar nga Associated Press.

Në video mund të shihni se kur milica serbe kërkon që ato të largohen për 15 minuta nga rruga, Edita Tahiri i thotë që të hapin rrugën sepse fëmijët dhe gratë e Drenicës kanë nevojë për ushqim, për asistencë medicinave dhe për gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat