Dailymail: UÇK “sulmon” një qytet britanik

Lajme

Dailymail: UÇK “sulmon” një qytet britanik

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 18:56

Një këshill lokal në qytetin Cornwall të Britanisë së Madhe ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Në faqen zyrtare të saj shfaqej logo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një link nga Youtube në të cilin shfaqej himni jozyrtar kombëtar i Kosovës.

Këshilli lokal i Cornwall ka mbetur i habitur nga ky sulm kibernetik, sulm ky që sipas mediave britanike “e ka vendosur këtë këshill në qendër të vëmendjes botërore”.

Dailymail shkruan se edhe faqe të tjera kanë qenë në shënjestër nga hakerat, duke përfshirë Kolegjin ‘Greenbank’ në Liverpul dhe një këshill në Uells. “Edhe këto institucione duket se nuk kanë ndonjë lidhje me Shqipërinë apo me Kosovën”, shkruan Dailymail.

Gjithashtu në faqen online të këshillit të qytetit të Falmouth ishte lënë një mesazh nga hakerat. “Jemi lodhur nga të gjithë ju që e quani veten udhëheqësit e popullit.

Jemi lodhur nga censura e mediave, torturat e burgosjet, luftërat dhe paqëndrueshmëria. Jemi lodhur së qeni refugjatët dhe të burgosurit e qeverive të tyre të korruptuara. Popujt janë të lodhur nga praktikat tuaja të korruptuara.

Ne kërkojmë fundin e korrupsionit zyrtar. Ju mund të mashtroni disa njerëz gjatë gjithë kohës, të gjithë njerëzit për një kohë të caktuar, por nuk mund të mashtroni të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”, ishte mesazhi i lënë nga hakerat në këtë faqe.

Zyrtarët e këshillit rimorën kontrollin e faqes pas disa orësh pasi kërkuan ndihmë teknike.

Cornish town council falls victim to attack by hackers claiming to be from the 1990s Kosovo Liberation Army

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat