​Thaçi: Nuk lejojmë të barazohemi me “Kasapin e Ballkanit”

Lajme

​Thaçi: Nuk lejojmë të barazohemi me “Kasapin e Ballkanit”

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:48

Ministri i Jashtëm i Kosovës, dhe njëherit zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, në një editorial të tij në gazetën britanike “The Indepedent”, shkruan se nuk do të lejoj që historia kombëtare e Kosovës të rishkruhet, "për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit"

Në këtë editorial Thaçi, ka shkruar po ashtu se muajin e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet kushtetuese që lejojnë formimin e Gjykatës Speciale për krime të dyshuara lufte, të kryera nga kosovarët, gjatë dhe menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 1999.

Por me këtë, ai shkruan po ashtu se asnjë kosovar, përfshirë edhe vetë Thaçin nuk do të rrijë duarkryq dhe të lejojnë që Gjykata Speciale të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i ashtuquajtur ‘Kasap i Ballkanit’, me aktet e individëve të dëshpëruar apo kriminelë, të kryera gjatë ose pas luftës.

“Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë, njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur nga intelektualët serbë. Ka qenë fashizëm, i pastër dhe i thjeshtë”, ka shkruar, pos tjerash, Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat