Raporti alarmues, Bota rrezikon krizë uji nga popullsia dhe ngrohja globale

Lajme

Raporti alarmues, Bota rrezikon krizë uji nga popullsia dhe ngrohja globale

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 23:34

Kërkesa për ujë në botë me shumë gjasa do të rritet në dekadat e ardhshme. Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Resurseve Botërore, i cili argumenton se ngrohja globale dhe rritja e numrit të popullsisë janë shkaqet kryesore që do të çojnë botën drejt krizës së ujit.
Në studim thuhet se ndryshimet klimatike pritet të sjellin thatësirë në disa zona dhe të lagështirë në disa të tjera, disa zona do të përballen me reshje të shumta e përmbytje kurse të tjera me thatësirë ekstreme. Kjo, sipas institutit të resurseve botërore do të cojë në shterimin e burimeve të ujit.
Gjithashtu edhe popullsia në rritje dhe lëvizja e saj do të kërkojë konsum më të madh. Katërmbëdhjetë nga 33 veende janë në lindjen e mesme, përfshirë nëntë vende që cilësohen me rrezik maksimal si Bahreini, Kuvajti, Palestina, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, Arabia Saudite, Omani dhe Liban. Kriza e ujit do të prekë edhe Europën dhe vendet ballkanike. Pas Lindjes së Mesme, Maqedonia, Greqia, Spanja, Turqia radhiten si vende me rrezik të lartë. Duke e cilësuar një nga sfidat më të mëdha botërore, ekspertet u kërkojnë qeverive të menaxhojnë dhe të ruajnë burimet esenciale të ujit për vitet që vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat