Mark Krasniqi e la një amanet: Më varrosni pa prift

Lajme

Mark Krasniqi e la një amanet: Më varrosni pa prift

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:10

Akademik Mark Krasniqi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Krasniqi ka qenë lider i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe i takonte besimit katolik.

Por, ai ka lënë një amanet jo të zakonshëm për besimtarët.

Burime thonë se Mark Krasniqi kishte lënë amanet që të varroset pa prift! Nuk dihet se pse e ka pasur këtë dëshirë; për shkak se ka qenë ateist apo për të dëshmuar se, përpara se të jetë katolik, është shqiptar.

Në fakt, edhe në varrin e tij, që e kishte ngritur vetë, nuk ka simbole fetare por vetëm ato kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat