A është gjykata speciale çlirim nga krimi i organizuar!?

Lajme

A është gjykata speciale çlirim nga krimi i organizuar!?

Nga: Mimozë Lakna Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:21

Ndërmjet emocionesh të dyfishta është pritur themelimi i gjykatës speciale. Populli i lodhur nga vuajtjet e varfërisë, përbuzjes dhe injorimit duket se më së shumti e mirëpret themelimin e gjykatës speciale, dhe nuk ka durim më ta diskutojë nëse këta bijë të tij që do të mund të gjykohen nesër ishin komandantët çlirimtarë dhe do të jenë nesër pas grilave të akuzuar rëndë.
Shpirtlodhur nga zhvatja e pasurisë kombëtare, të cilën e bën strukturat komanduese të një pjese të luftës, ata ndjehen të humbur dhe të braktisur, prandaj, më nuk tregojnë thuaja emocione. Ky imazh i keq i krijuar për vite, i ka bërë që sot të duken të braktisur edhe ata, që deri dje mbrohej dhe përkrahje nga një pjesë jo e vogël e opinionit, por, jo më.

Mundësi e largimit nga pushteti

Themelimi i Gjykatës Speciale, po konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Sipas analistëve Gjykata Speciale mund të jetë një ndihmesë për largimin e të fuqishmëve të krimit të organizuar nga pushteti.
Adem Salihaj, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, vlerëson se Gjykata Speciale u imponua pas mbërthimit të Kosovës nga krimi.
“E kam theksuar edhe herëve tjera se themelimi i Gjykatës Speciale nuk ishte vullnet i yni, ajo ishte imponuar nga Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila u bazua në raportin i Dik Martit. Nuk gjeti alternative tjetër”, vlerëson deputeti Salihaj.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat