E turpshme: I presin turistët me flamur të shqyer

Lajme

E turpshme: I presin turistët me flamur të shqyer

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:19

Ky është flamuri që të mirëpret sapo futesh në Portin e Sarandës.
Bëhet fjalë për një flamur të shqyer. Në fakt, ky nuk është një problem edhe aq i madh, por ndonjëherë detajet bëjnë diferencën.

Denoncimi për flamurin është bërë në portalin Nisma #Thurje.

“Ky është flamuri që të mirëpret i pari sapo dikush prek tokën shqiptare. Ju lutem, sepse duhet diskredituar një rast i tillë fyes. Të huajt që vijnë dhe prezantimi i parë me Shqipërinë është kjo leckë e grisur që përfaqëson flamurin tonë. E turpshme! Për një gjë kaq të thjeshtë dhe që kushton kaq pak, ul imazhin e gjithë vendit,” shkruan Besmir Qerimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat