Jäger: Po të isha nga Kosova, edhe unë do të emigroja në Gjermani

Lajme

Jäger: Po të isha nga Kosova, edhe unë do të emigroja në Gjermani

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:58

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Nordrheinëestfallen të Gjermanisë, Ralf Jäger, ka folur për mediat në Gjermani rreth emigrantëve, e veqanërisht pë rata nga Kosova. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës hynë në kategorinë që nuk kanë drejtë azili. Jäger ka thënë se po të ishte nga Kosova edhe ai do të provonte të emigronte në Gjermani. Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se emigrantëve nuk do t’u jepet e drejta për azil.

Republika Nordrheinëestfallen e Gjermanisë deri tash ka strehuar më së shumti refugjatë në krahasim me zonat tjera të vendit, gjithsej rreth 91 mijë.

Ministri Jäger duke folur për mediat gjermane tregon se sa janë të gatshme njësitë federale në Gjermani për tu përballur me numrin e madh të refugjatëve. Ai këtë deklaratë e dha për “Die Welt”.

Ai veqanërisht foli për refugjatët ekonomik apo social, kategori në të cilën hynë edhe qytetarët e Kosovës dhe që nuk gëzojnë të drejtën e azilit.

“Unë mund ta kuptoj motivin që kanë refugjatët e varfërisë. Si baba, kryefamiljar në Kosovë, edhe unë do të provoja të vi në Gjermani. Megjithatë ne jemi të detyruar që këtyre njerëzve t`u themi shumë shpejt se ata nuk kanë këtu të drejtë për azil dhe rrjedhimisht nuk kanë perspektivë që të mbeten te ne”, thotë Jäger për mediat gjermane./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat