Daçiq: Nuk ka takim në nivel kryeministrash, faji i Kosovës

Lajme

Daçiq: Nuk ka takim në nivel kryeministrash, faji i Kosovës

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 13:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vazhdimi i bisedimeve me Kosovën në Bruksel në nivel kryeministrash nuk është caktuar ende, pasi sipas tij, Kosova nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që ka të bëj me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASK) apo telekomin serb.

Daçiq theksoi se esenca e këtyre bisedimeve për Sebinë është ASK-ja, dhe ky asociacion që i lejon komunave serbe kompetenca të veçanta duhet të formohet sa më shpejt.

“Serbia është një shtet që i përmbush premtimet. Ne jemi një parnter i besueshëm ndërkombëtar, dhe për këtë qëndrimet serbe janë më të respektuarat. Serbia nuk është një vend që mund të shihet si pengesë, por si faktor i zgjidhjes së problemeve”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se që prej ndërrimit të qeverisë në vitin 2012, gjëja më me rëndësi është arritur, duke aluduar në përmirësimin e Serbisë në raport me ndërkombëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat