Mediet gjermane: Kriza greke solli azilkërkues shqiptarë në Gjermani

Lajme

Mediet gjermane: Kriza greke solli azilkërkues shqiptarë në Gjermani

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 19:15

Çdo ditë dhjetëra shqiptarë udhëtojnë nga Selaniku në Berlin. Shumica e refugjatëve shqiptarë udhëtojnë me vizë turistike.

Menjëherë sapo zbresin nga avioni, ata veçohen nga të tjerët. Ata pyetën nga policët federalë në shqip, ndërsa përgjigja e tyre është: “I’m a turist”(Jam turist). Disa prej tyre e deklarojnë veten si azilkërkues.

“Kam ardhur si turist”, thotë një i ri shqiptar, i cili ka udhëtuar bashkë me tre miq të tij dy ditë më parë në Schonefeld. “Më kanë marrë pasaportën.”
Më shumë se 4 mijë refugjatë nga Shqipëria kanë aplikuar për azil këtë vit në Berlin dhe Brandenburg.
Vitin e kaluar numri i azilkërkuesve ishte më pak se 300.

Arsyeja kryesore është kriza në Greqi pasi shumë shqiptarë vijnë direkt nga Greqia.
Televizioni lokal në Berlin, RBB raporton se shumica e shqiptarëve që shkojnë për azil kthehen brenda pak ditësh për shkak të pakënaqësive për kushtet e jetesës në kampe.
Kai Wegner, Sekretar i Përgjithshëm i CDU-së në Berlin thotë se çështja është e qartë shqiptarët “janë refugjatë ekonomikë”. Ai thotë se refugjatët nga Ballkani janë kthyer në pengesë për akomodimin e refugjatëve nga vendet në luftë.
Ata nisen duke u bazuar tek thashethemet se do t’u lejohet të jetojnë në Gjermani. Madje edhe kur mbërrijnë në Gjermani, mes tyre qarkullojnë shembuj pozitivë të marrjes së azilit, edhe pse këto raste janë të izoluara.

Këto thashetheme përhapen përgjithësisht nga agjencitë e udhëtimeve dhe operatorët e linjave të autobusëve.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë për të shmangur keqinformimin e qytetarëve ka nisur dhe një fushatë të ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë me anë të reklamave në gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat