Naim Tërnava me orë dore që kushton 12,735.00 dollarë (Video)

Lajme

Naim Tërnava me orë dore që kushton 12,735.00 dollarë (Video)

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 12:47

Para disa ditëvë në qytetin e Dibrës kryetari i komunitetit shqipëtar z. Skender Bruçaj, kryetari i Bashkësis Islame të Kosovës z. Naim Tërnava dhe kryetari i Bashkësis Islame të Maqedonis Sulejman Rexhepi bashkarisht dhanë një intervist për televizionin TV ART.

Intervista e tyre më shumë i ngjante një fashion show, ku prijësit fetare reklamonin vehten dhe luksin e tyre se sa një interviste që do të jepte ndonjë mesazh fetar, tranmseton Balkan-News.

Gjatë Intervistës, në orën e dorës të Myftiut Naim Tërnava shihet qartë ora e tij e dorës se është nga modeli i njohur luksoz zviceran Longines La Grande Classique L4.691.6.72.6, vlera e të cilit është 12,735.00 $ dollarë amerikan. Kjo orë është e ndërtuar nga ari i bardhë 18k.

Para një viti gazetarët aritën to fotografojn orën e dorës të kryetarit të Bashkësis Fetare Islame Sulejman Rexhepi, që ishte nga marka Rolex Yatch Master II me vler prej 37.000 $.

Në vendet siç janë Kosova dhe Maqedonia ku pa punsia është mbi 45% dhe popullata jeton në një varfëri të thellë, ku kemi në rritje e sipër numrin e qytetarëve që nga varfëria po ikin në perendim si emigrantë, prijësit fetar të cilët duhet të jenë shembull për humanitet, solidaritet dhe modesti, po dëshmojnë shpirtin e tyre jo human, dhe manipulimet e tyre në emër të Islamit për të jetuar një jetë luksi të shfrenuar.

Ju ftojmë të shihni video materialin ku shihet ora e Naim Tërnavës. Ndiqeni nga minuta 53:20

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat