The Guardian: Pjesëmarrja e grekëve në Masakrën e Srebrenicës, turpi i Greqisë

Lajme

The Guardian: Pjesëmarrja e grekëve në Masakrën e Srebrenicës, turpi i Greqisë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 22:07

Është diçka që helenët iu frikësuan prej vitesh: e vërteta e shukatur nga Greqia prej kohësh, kur vullnetarë grekë shkuan në Srebrenicë të Bosnjës duke participuar në gjenocidin serb, masakra më e tmerrshme prej Luftës së II-të Botërore, dhe duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë, ku mbi 7000 sosh patën vdekur, shkruan e përditshmja londineze “The Guardian”.

Javën e ardhshme Serbia merr kryesimin e BE-së, ndërkaq ish-presidenti serb Milan Millotinoviq do të sillet para Tribunalit të Hagës nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që përfshirja e Greqisë në këtë mizori, dhe sekretet e tjera të Athinës me dëshirë do të varroseshin përjetësisht, mund të zbardhen nga paraqitja e 60-vjeçarit Millotinoviq para tribunalit.

“The Guardian” shkruan se askush nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se Millotinoviq në aleancën Athinë-Beograd gjatë viteve të nëntëdhjeta kur zhvilloheshin konflikte të mëdha në Ballkan.

Grekët e dinë se një ditë do të duhet të ballafaqohen me të kaluarën e tyre.

Pas deklaratës së fundit të pendesës të ish-lideres së serbëve të Bosnjës, Biljana Plaviq, besohet se është çështje kohe kur edhe të tjerët do të fillojnë të flasin, shkruan The Guardian, para paraqitjes së Millotinoviq në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.

Lexo artikullin e plotë “The Guardian”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat