Ky zbulim mund ta ndryshojë botën!

Lajme

Ky zbulim mund ta ndryshojë botën!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:09

Molekula B2M (Beta-2-mikroglobulina) u identifikua nga shkencëtarët e Universitetit të San Franciskos në Kaliforni, si një element që "ndikon negativisht në funksionet njohëse dhe rigjenerimin e tyre" tek të rriturit, shkruan revista Nature Medicine.
Përqendrimet e B2M janë në nivele "të larta" tek të moshuarit. Në një nga studimet u injektua doza e B2M në gjak ose direkt në tru tek minjtë më të rinj laboratorik dhe rezultat i kësaj ishte dëmtimi i funksioneve të mësuarit dhe kujtesës, si dhe reduktimi i procesit të rigjenerimit të neuroneve.

Megjithatë, duket se veprimi i këtyre molekulave nuk është i përhershëm, sepse 30 ditë pas injektimit nuk kishte ndonjë deficitet tek të mësuarit dhe kujtesa, duke sugjeruar se efektet e proteinave në funksionet njohëse janë të pakthyeshme, shkruan revista.

"Jemi të kënaqur me këto rezultate se ato të tregojnë mënyrat e mundshme që defektet kognitive të marrin drejtim tjetër”, ka shkruar një nga autorët e punimit, Saul Villeda.

Plakja është e lidhur me rënie progresive në funksionet kognitive dhe ngadalësimin progresiv të procesit të rigjenerimit të neuroneve në tru.

"Plakja është faktor i madh i rrezikut për sëmundje neurodegjenerative, të tilla si sëmundja Alzheimer”, thonë hulumtuesit.

Ata theksojnë se “është e nevojshme për të ditur mekanizmin që çon në plakjen e trurit që truri të jetë më pak i ekspozuar ndaj mosfunksionimit kognitiv”, ndërsa molekulat B2M mund të jenë një fillim i mbarë.

Në studimin e dytë shkencëtarët kanë eliminuar me mjete gjenetike molekulën B2M nga minjtë dhe u zbulua se “minjtë e vjetër të privuar nga B2M nuk vuajnë nga humbja e kujtesës", shton Villeda. Hapi tjetër tashti është zhvillimi i molekulës që bllokon efektet e proteinave B2M apo e largon atë nga gjaku i të moshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat