Lushtaku: Ndërkombëtarët po bëjnë kurban çlirimtarët

Lajme

Lushtaku: Ndërkombëtarët po bëjnë kurban çlirimtarët

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:00

“Bota sot”: Z. Lushtaku, ditë më parë Kuvendi i Kosovës, refuzoi të votonte ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin formimin e Gjykatës Speciale, si e pritët ju këtë lajm?

Mërgim Lushtaku: Lajmin e prita me emocione dhe mendime të ndryshme, pasi në esencë unë jam një njeri i formuar që të besoj në luftën kundër së keqes dhe besoj në drejtësi, por gjykimet e Gjykatave Ndërkombëtare në të kaluarën e sidomos të rastit të Grupit Drenica, e kam humbur besimin në këto sisteme që prapaskenë kanë qëllime jo të drejtësisë, por të përndjekjes të paprecedent të njerëzve me autoritet në shoqëri. Megjithatë, unë nuk e humbi shpresën në drejtësinë në përgjithësi, por jo në këtë lloj ‘drejtësie’ të cilën nuk e dëshirojë as për armikun! Fatkeqësisht, drejtësia ndërkombëtare më shumë po bazohet të lobet serbe, e nuk po merren me drejtësinë! Po të ishte marr më të vërtetë më drejtësinë, atëherë do të ishte gjykuar Lufta e Kosovës dhe Serbisë apo siç thonë ata ‘konflikti’, e jo për arsye që të mos i jetë hatri Serbisë, që mos ‘drejtohet’ politikave Ruse, të bëjë Kurban Çlirimtarët e popullit të Kosovës.
Sido që të jetë, jemi ku jemi, gjendemi në ketë situatë për shumë arsye, por para së të gjuajmë larg, duhet të gjuajmë afër. Neglizhenca jonë ndaj dënimit të Serbisë për Krime Lufte ndaj popullatës civile të Kosovës, dëgjimi i tepërt i bashkësisë ndërkombëtare që vetëm përmes negociatave të arrihet stabiliteti rajonal dhe shtetëror, tregon sa pak nacionalistë që jemi.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat