Kryeministri Isa Mustafa uron popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut

Lajme

Kryeministri Isa Mustafa uron popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:07

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, uroi Qeverinë dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë datë të shënuar historike e politike për mbarë njerëzimin, kryeministri Isa Mustafa theksoi se Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta vlerësimi dhe mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Kryeministri Mustafa, në urim thekson se shpallja a pavarësisë së SHBA-ve, shënon lindjen e modelit shtetëror të bazuar në vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit.

Duke çmuar përkrahjen e jashtëzakonshme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për Kosovën në të gjitha fazat, kryeministri Isa Mustafa, shpreh mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të po vazhdojnë të japin për progresin në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat