Gjykata Themelore në Mitrovicë mohon se i është arratisur i burgosuri

Lajme

Gjykata Themelore në Mitrovicë mohon se i është arratisur i burgosuri

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 13:12

Zyra për Informim e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e njofton opinionin e gjerë se shkrimi në disa portale me burim të portalit “Indeksonline.net” e me titull “I burgosuri ik nga Gjykata e Vushtrrisë si nëpër filma”, i datës 2 korrik 2015- nuk është i vërtetë.

Po ashtu njoftohet opinioni dhe përgjegjësit e portaleve që publikuan këtë shkrim se në objektin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përfshirë këtu edhe degët, nuk ka ndodhur një ikje e tillë.
Sipas personelit për sigurimin fizikë të objektit të gjykatës, personi siç thuhet në portale “se ka ikur nga tualeti i gjykatës” ka ardhur në objektin e gjykatës me përcjellje të policisë së Kosovës për arsye se ndaj tij është zhvilluar një seancë gjyqësore, dhe me të përfunduar seanca i njëjti ka dal nga objekti po ashtu nën përcjellje të policisë së Kosovë.

Se personi në fjalë nuk ka ikur nga objekti i gjykatës e konfirmon edhe Zyra për Informim e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

Kërkojmë nga portalet që publikuan këtë lajm, ta përmirësojnë me këto të dhëna zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat